Policia ka zbardhur disa raste vjedhjeje të ndodhura në një market ushqimor në lagjen “Livadh”, duke vënë në pranga autorin e dyshuar.

Video

 

Në kuadër të hetimeve për goditjen e krimeve kundër pronës, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë ndaluan shtetasin:

• M. B., alias M. Ç., 33 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për veprat penale “Vjedhja”, “Prodhimi, mbajtja apo shitja e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sipas hetimeve, ky shtetas dyshohet se gjatë muajve shtator dhe tetor 2025 ka kryer disa vjedhje në një market ushqimor në “Livadh”, ku janë marrë rreth 800 mijë lekë në para dhe produkte ushqimore me vlerë afro 1 milion lekë.

Gjatë kontrollit në vendin ku fshihej, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike cannabis sativa, një thikë, një palë doreza dhe veshje të përdorura gjatë vjedhjeve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu