
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Skelës, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, në një automjet tip Audi A5, ka ndodhur një konflikt ku është përfshirë 37-vjeçari Skerdi Mehmetaj Piperi.
Nga të dhënat e para dyshohet se i plagosuri mund të jetë vetëqëlluar në momentin kur ka nxjerrë armën, ose mund të jetë qëlluar nga persona të tjerë. Në xhamin e përparmë të makinës janë konstatuar thyerje, çka ngre dyshime se brenda automjetit mund të ketë pasur përplasje. Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për vetëplagosje apo për përdorim arme nga të tjerë.
37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa për shkak të gjendjes shëndetësore nuk ka dhënë ende dëshmi të qarta para policisë.
Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave. Janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë zonës, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.
/vizionplus.tv