
Pak ditë pasi u shkarkua nga Departamenti i Shtetit, ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Yuri Kim ka njoftuar se ka nisur punën si Drejtoreshë në kompaninë Exxon Mobile në një post drejtues me kopentenca ekzekutive.
Një kthesë e papritur në karrierën diplomatike për ambasadoren Kim, që në pamje të parë lë vënd diskutimi vetëm për kapërcimin professional të një ish-diplomateje.
Por në Shqipëri, madje edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ky kapërcim i ish-ambasadaores ngre dyshime të mëdha, për përdorimin e postit të besuar nga qytetarët amerikanë për interesa personale, dhe një panoramë të pastër të konflikit të interesit.
Kompania ku është punënsuar ish-Ambasadorja Yuri Kim, sëbashku me Excelerate Energy sollën në Shqipëri 2 Tecet lundurese në Vlorë, që sipas ekspertëve, pa prodhuar asnjë kilovat energji, kanë një kosto prej 121 milionë euro.
Këto TEC-e erdhën në Shqipëri, pasi kryeministri Edi Rama në tetor të vitit 2021 do të shpallet krizën imagjinare të energjisë, për ti paraprirë kontratës me kompaninë ku sot Yuri Kim është drejtoreshë.
Në atë kohë ish-ambasadorja Kim do të angazhohej personalisht, për sjelljen e tyre, e kjo do të konfirmohej edhe nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
Duke u zhveshur nga kostumi i diplomates, Ambasadorja Yuri Kim gjatë inspektimit të mbërritjes se TEC-eve në Vlorë, do ti inspektonte personalisht dhe do të merrte përsipër që të bënte analizën energjetike të Shqipërisë.
Ndërsa nënshkruhej kontrata për të sjell Tigrin 1 dhe Tigrin 3 në vlorë, që kontratë me pikpyetje të mëdha prokurimi, ambasadorja Yuri Kim kishte sjellë kompaninë Exxon Mobile në Shqipëri që në muajin mars 2021 nëpërmjet një tjetër marrëveshje për gazifikimin e TEC-it të Vlorës.
Këtë marrëveshje, vetë Kim, do e cilësonte si një ëndërr të bërë realitet.
Dua të përgëzoj ExxonMobil, Excelerate Energy dhe Ministren Balluku dhe të gjithë ekipin e saj për realizimin e një ëndrre strategjike dhe të frytshme për të cilën kemi punuar së bashku për më shumë se një vit tani.
Ndërsa kompania ku punon sot Yuri Kim, nënshkruante kontrata miliona euro në sektorin eneregjetik, vetë ambasadorja ishte angazhuar në daljet publike kundër opozitës shqiptare dhe kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha.
Njohësit e politikës, i cilësonin këto dalje si të njëanshme e deri në korruptive. Sot, me njoftimin e bërë nga vetë ish-ambasadorja këto dyshime bëhen edhe më të forta.
© SYRI.net