
Një ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të pushojë nga puna më shumë se 1,300 punonjës. Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit të cituar nga Associated Press, i cili foli në kushte anonimiteti, njoftimet për shkarkim po u dërgohen 1,107 punonjësve civilë dhe 246 diplomatëve që shërbejnë në pozicione brenda SHBA-së.
Ndërkohë gjatë një proteste të këtyre punonjësve është vërejtur dhe Yuri Kim, ish ambasadore e SHBA në Shqipëri.
Lajmet rreth saj ajën kontradiktore pasi vetëm pak kohë më parë mediat raportuan se Yuri Kim ishte rritur në detyrë. Por në pamjet e protestës të transmetuara nga reuters ajo vihet re krah protestueve të pushuar.
Vendimi për largimet nga puna është përshëndetur nga Presidenti Donald Trump, Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe republikanët e lartë si një veprim i domosdoshëm dhe që do ta bëjë diplomacinë amerikane më të shkathët dhe efektive.