
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, duket se po shijon një periudhë të re të lumtur në jetën e tij sentimentale, pas disa muajsh të vështirë në fushën e lojës.
Pas një periudhe të mbushur me spekulime për jetën e tij private, Broja ka ndarë me ndjekësit një foto ku shfaqet me të dashurën e tij të re, duke i dhuruar asaj trëndafila dhe tullumbace të kuqe në një ambient romantik.
Edhe pse nuk ka zbuluar ende identitetin e saj, ajo që dihet është se Broja ka lënë pas lidhjen e tij të mëparshme me influenceren angleze, Jade Alyssa Wills, me të cilën u nda verën e kaluar. Tani, 23-vjeçari ka gjetur një tjetër dashuri dhe po kalon një periudhë të re të lumtur./Tema