Pak orë para se të ngjitej në skenën e DokuNights, këngëtari i njohur Yll Limani ka dhuruar 10 mijë euro për projektin “DokuFest Green Cinema”, një nismë që synon ndërtimin e një kinemaje plotësisht të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin.

Prej vitesh, DokuFest ka zhvilluar projektin “Solar Cinema”, të shpërblyer me çmime dhe të dashur për publikun, duke sjellë shfaqje filmash në ambiente të hapura dhe falas deri në zonat më të largëta të Kosovës. “Green Cinema” do të jetë hapi i radhës, duke u mbështetur tërësisht në energji të pastër.

“Faleminderit nga zemra Yll Limanit që iu bashkua dhe i besoi vizionit tonë për një kulturë të qëndrueshme, për një kinema që nuk e dëmton planetin”, tha organizata e festivalit, duke ftuar artistë, kompani dhe individë që të bëhen pjesë e kësaj nisme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu