“Isha në SPAK si person në dijeni për dosjen e “Xibrakës”.
Kështu deklaroi Olsi Rama, vëllai i kryeministrit, Edi Rama, pas daljes nga SPAK. Ai shprehu gatishmërinë për të dhënë deklarimet sa herë që kjo t’i kërkohet.
“Dhashë sqarimet e mia si person në dijeni për dosjen e “Xibrakës”, për ato që keni dëgjuar në publik. Se çfarë sqarimesh dhashë, i dëgjuan personat që ishin të interesuar. Do të doja të më pyesnin akoma dhe më shumë. E kam thënë dhe më parë se jam gati të jap deklarimet e mia sa herë të më thërrasin. Do doja të më pyesnit për sportin dhe ekipin e Partizanit”, u tha ai gazetarëve.Ai ka qëndruar gati 1 orë në Prokurorinë e Posaçme. Kujtojmë që herën e fundit që vëllai i kryeministrit u paraqit pranë Prokurorisë së Posaçme ishte 28 qershori i këtij viti. /oranews