Për herë të parë, veshjet tradicionale shqiptare u prezantuan në skenën botërore të Oktoberfest, një nga festivalet më të njohura në botë.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale lajmin e bukur, duke theksuar se Xhubleta, trashëgimi e çmuar e kulturës shqiptare dhe pjesë e listës së UNESCO-s, u prezantua me krenari dhe shkëlqeu në paradën e veshjeve tradicionale me format e saj unike.

“🦅🇦🇱 Parakalimi i veshjeve tona tradicionale, për herë të parë në Oktoberfest, ku Xhubleta shqiptare shkëlqeu me format e saj unikale ❤️,” shkroi Rama.

Ky moment historik vlerësohet si një hap i rëndësishëm për promovimin e kulturës dhe identitetit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu