
Pamje të publikuara së fundmi në rrjetet sociale kanë shtuar zërat për një romancë mes këngëtares Xhensila Myrtezaj dhe reperit Ledri Vula.
Në videot që po qarkullojnë online, dy artistët shfaqen së bashku në një klub nate në Paris, ku shihen duke kërcyer dhe duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.
Prej disa kohësh në rrjetet sociale dhe në media kanë qarkulluar spekulime për një lidhje mes tyre, sidomos pas ndarjeve nga ish-partnerët e tyre. Xhensila Myrtezaj u nda nga aktori Bes Kallaku, ndërsa Ledri Vula i dha fund marrëdhënies me Sara Hoxha.
Megjithatë, deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka bërë një reagim publik për të konfirmuar zyrtarisht raportin mes tyre.
Pamjet e publikuara janë bërë shpejt virale në rrjetet sociale, duke shtuar edhe më shumë interesin e publikut për marrëdhënien e mundshme mes dy artistëve.



