Xhamia “Bedri Kamberi”, e cila ndodhet shumë afër Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, nuk shërben vetëm për faljen e namazeve, por është kthyer edhe në “bujtinë” për familjarët e të hospitalizuarve që nuk kanë ku të flenë gjatë natës.

Në QKUK, ku marrin shërbim çdo ditë mijëra qytetarë nga qytete të ndryshme të Kosovës, mund të hasësh në njerëz që flenë në korridore të spitaleve apo edhe në vetura, jashtë objekteve spitalore. Kjo për shkak se spitalet në Kosovë, nuk parashohin vende akomodimi për përcjellësit/familjarët e të shtruarve në spital.

yacht hotel sarande

Por Xhamia “Bedri Kamberi”, ku imam është Labinot Maliqi, ka hapur dyert pikërisht për t’i bërë vend kësaj kategorie.

Maliqi për Anadolu thotë se për të fjetur në shtretërit e vendosur në xhami për ta nuk ka rëndësi se këta nevojtarë cilit besim apo cilit nacionalitet i përkasin.

“Kemi parë shumë familjarë të pacientëve të cilët kujdesen për të dashurit e tyre të cilët janë sprovuar me sëmundje të ndryshme. Kemi parë se flenë dhe bëjnë gjumin e tyre në korridoret e spitalit, në veturat e tyre dhe kemi dashur që t’ua lehtësojmë edhe këtyre rasteve që të vinë dhe të flenë gjatë natës në xhaminë tonë. Dhe, gjithmonë, për ne nuk ka aspak rëndësi se cilit nacionalitet, racë apo besim i përkasin këta qytetarë apo këto krijesa të Zotit”, thekson imami.

Ai thotë madje se edhe për vetë të sëmurët ofrojnë një banjë për t’u pastruar brenda xhamisë, marrë parasysh kushtet jo të favorshme në disa klinika të spitalit.

Për të fjetur në Xhaminë “Bedri Kamberi” në afërsi të spitalit, një personi i duhet paraprakisht që të dëshmojë se familjari i tij po trajtohet në spital

“Pothuajse nuk ka javë që nuk i kemi disa qytetarë të Kosovës nga komuna të ndryshme që vijnë dhe bëjnë gjumin në xhaminë tonë gjatë natës dhe ata me të vërtetë ndihen jashtëzakonisht falënderues dhe mirënjohës për mundësinë që ua kemi dhënë dhe mundësinë që ata të kenë qasje edhe tek familjarët e tyre, sepse edhe pse qëndrojnë në xhami gjatë natës, mund të dalin kur dëshirojnë dhe të kthehen prapë, kurdo që dëshirojnë”, shpjegon Maliqi për Anadolu.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu