
Shqipëri-Serbi nuk është një ndeshje si të gjithë të tjerat. Është një sfidë që shkon përtej futbollit. Kjo u konfirmua edhe nga Aleksandar Vuçiç, kur kanë mbetur më pak se tre javë nga përballja në Tiranë.
Vetëm pak orë pas vizitës në Tiranë për Samitin e 6-të të Komunitetit Politik Europian, presidenti serb ndezi sfidën. Gjatë mitingut të partisë së tij në Nish, ai i dha një mesazh të qartë trajnerit të përfaqësueses, Dragan Stojkoviç, i cili shfaqet hapur si mbështetës politik i Vuçiç.
“E pashë pak më parë dhe e shoh që është këtu, ju lutem duartrokitni fort trajnerin serb Dragan Stojkoviç. Një legjendë e Nishit, ‘Piksi’ nuk u fsheh si shumë të tjerë dhe erdhi të jetë me ne sonte. Në qershor luani atje kundër Shqipërisë, për t’i mposhtur ata!”, tha
Mes brohoritjeve të zbehta të turmës, kamerat u përqendruan te trajneri Stojkoviç i cili buzëqeshi dhe vazhdonte të përtypte çamçakëzin.
Shqipëria dhe Serbia do të luajnë më 7 qershor në Arenën Kombëtare, prej orës 20:45. Ndeshja e tretë e Grupit K kualifikues të Botërorit 2026 do të zhvillohet pa praninë e mbështetësve serbë në Tiranë./Tv Klan