Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në komunën e Drenasit, ku një person ka humbur jetën pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në fshatin Fushticë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 13:30. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se viktima është dërguar menjëherë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

“I njëjti është dërguar menjëherë në QMF Komoran, ku nga ana e stafit mjekësor është konstatuar vdekja e tij,” ka deklaruar Ahmeti.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe motivet e këtij rasti.

Ngjarja ka tronditur banorët e zonës, ndërsa hetimet janë në vijim.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu