Një refugjat irakian dhe aktivist anti-islamik është qëlluar për vdekje në Suedi të mërkurën vonë, vetëm disa orë para se të merrej një vendim gjykate pas një procesi gjyqësor ndaj tij për djegien e Kuranit.

yacht hotel sarande

Salwan Momika, 38 vjeç, u qëllua në një shtëpi në qytetin Sodertalje pranë Stokholmit, njoftoi transmetuesi publik SVT, duke cituar burime të paidentifikuara të policisë, raporton Reuters.

Momika kishte djegur kopje të Kuranit, librit të shenjtë mysliman, në demonstratat publike në vitin 2023 kundër Islamit.

Një gjykatë e Stokholmit duhej të dënonte Momikën dhe një burrë tjetër të enjten në një gjyq penal për “vepra të agjitacionit kundër një grupi etnik ose kombëtar”, por tha se shpallja e vendimit ishte shtyrë.

I pandehuri tjetër në të njëjtën çështje gjyqësore ka postuar një mesazh në X të enjten duke thënë: “Unë jam i radhës”.

Policia konfirmoi se një burrë u qëllua për vdekje në Sodertalje rreth orës 22:00 të mërkurën.

“Ne po ndjekim zhvillimin e ngjarjeve nga afër për të parë se çfarë ndikimi mund të ketë kjo në sigurinë suedeze”, ka thënë një zëdhënës i Shërbimit të Sigurisë për Reuters.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu