Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me atentatin ndaj dy shqiptarëvë në Athinë, ku njëri humbi jetën, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Sipas mediave greke, autori i krimit, ende i paidentifikuar është larguar pas ngjarjes me një makinë të vjedhur. Ndërsa viktima është identifikuar si Irakli Davella nga zona e Sarandës, dhe i plagosuri Edi Lolo. Burime policore për mediat greke flasin për një ekzekutim mafioz.

Ata janë qëlluar me armë zjarri jashtë një lokali në lagjen Thrakpmakedones. Viktima është qëlluar me plumb në kokë, ndërsa njëri nga të plagosurit ka një plagë në kokë dhe bark. Viktima ishte pronar i një biznesi në Peristeri. Siç shkruajnë mediet greke ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh.

yacht hotel sarande

Irakli Davella, viktima e sotëm e atentatit në Athinë konsiderohet një përsonazh i lidhur prej vitesh me botën e krimit në Greqi.
Ai rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.
Tre të fundit bashkë me Davellën kishin krijuar vite më parë një grup kriminal që vepronte në Athinë.

Ndërkohë, sipas mediave greke Edi Lolo, 46 vjeç, kishte disa ditë që ishte nga Dubai në Athinë. Ai e qëndronte mes Dubait dhe Greqisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu