
Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në fshatin Mëmëlisht, një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin Ilir Mimini, 55 vjeç, banues në Mëmëlisht.
55-vjeçari si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vëndngjarje.
View this post on Instagram
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, kapjen e vënien në praga të autorit të aksidentit si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
29-vjeçari ka braktisur automjetin në stacionin e trenit në Pogradec, pasi i ka hequr targat, por gjithsesi ështtë identifikuar nga policia.