Sot është mbajtur seanca gjyqësore ndaj të dyshuarit për krime lufte gjatë luftës në Prizren, Milosh Pleskoviq. Sipas aktakuzës, Pleskoviq, gjatë kohës së luftës 1998-1999 në Prizren, me dashje dhe në bashkëpunim me persona të tjerë ka kryer vrasjen e tre civilëve shqiptarë. Pleskoviq në paraqitjen e tij para gjykatës ka mohuar të ketë kryer krime lufte.

Prokurori i rastit Ilir Morina ka treguar se si ka ndodhur  ngjarjar në malet afër lagjes Hoqa Mahall në Prizren

yacht hotel sarande

“Më 1 shtator 1998 në afërsi të lagjes Hoqa Mahall Prizren, viktimat Reshat Daçaj, Binak Daçaj dhe Fatmir Bojaxhiu, së bashku me të dëmtuarit Fezi Cana, Gjenger Cana dhe Bashkim Kastrati kanë shkuar në malin e tyre në afërsi 300 metra të mëhallës për të marrë dru për ngrohje. Derisa ishin duke ecur, kanë hasur në grup tetë persona të armatosur të nacionalitetit serb me uniforma policore ushtarake, me shirita në krah dhe të armatosur me armë të gjata automatike. Të njëjtit kanë urdhëruar që të ndaleshin, pastaj i ka fyer në gjuhën serbe, ku në mesin e tyre kishin pa të pandehurin. Në atë moment i pandehuri ka shtënë me kallashnikov në drejtim të tyre dhe me të filluar të shtënat, viktima, tani i ndjeri Binak Daçaj, e ka shtyrë me krahë të dëmtuarin Gjenger Cana, duke e futur në rrugë në mënyrë që të shpëtojë nga vrasja pasi që ishte më i riu në grup. Kurse, të dëmtuarit Gjenger Cana, Fezi Cana dhe Bashkim Kastrati, i kanë vrapuar në drejtim të shtëpive të tyre, kurse viktimat tani të ndjerit Binak dhe Reshat Daçaj, Fatmir Bojaxhiu kanë vdekur në vendin e ngjarjes si pasojë e të shtënave. Pas një jave me lejen e policisë serbe familjarët kanë shkuar që të marrin trupat të ndjerëve dhe kanë parë se trupat ishin të gjymtuar, Binaku, Reshati ishin të vendosur mbi njëri tjetrin, njëri kishte këmbën e prerë, viktima Fatmiri nuk e kishte pasur kokën në trup”, ka thënë Morina.

I dyshuari për krime lufte Milosh Pleskoviq nuk ka pranuar akuzat ndaj tij.

“Nuk e pranoj dhe nuk e kam kryer, më vjen keq për viktimat. Duhet të përgjigjet ai që ka kryer këtë krim, jo unë”, ka deklaruar Pleskoviq.

Avokatja e të pandehurit, Johanna Filipoviq, ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, por kjo u kundërshtua nga ana e prokurorit Ilir Morina.

Morina tha se ka dëshmitar anonim, i cili ka frikë për jetën e tij, dhe nëse i pandehuri gjendet në liri mund të rrezikojë jetën e tij.

Gjyqtari në përfundim të seancës ka thënë se për ndryshim e masës së paraburgimit, gjykata do të vendosë jashtë seancës gjyqësore.

Milosh Pleskoviq është arrestuar më 29 shtator 2023 pasi dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e tre civilëve, në lagjen “Hoqa Mahall” në Prizren në vitin 1998. /Kosovapress

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu