Kastriot Cenko, 39-vjeçari që vrau bashkëshorten e tij në Ameplokipoi në Greqi do të dalë para Gjykatës ditën e martë (10 dhjetor) për t’u njohur me masën e arrestit.

yacht hotel sarande

Mediat greke bëjnë me dije se vrasësi i 32-vjeçares fatkeqe është shfaqur i penduar ditët e fundit, teksa ka thënë se në momentin fatal iu errësuan sytë, pasi sipas tij e shoqja i kishte thënë se do largohej nga shtëpia me njërin nga dy djemtë e tyre.

“M’u errësuan sytë sepse ajo tha se do më lindte, duke marrë me vete një nga dy djemtë tanë. Jam i shkatërruar, do doja ta ktheja kohën pas!”, citohet të ketë thënë shqiptari para togave të zeza.

Si ndodhi ngjarja?

Kastriot Cenko fillimisht e goditi gruan e tij, Alba Cenko me çekiç në kokë, e vendosi karikuesin e telefonit në qafë dhe më pas e mbyti. Trupin e pajetë të 32-vjeçares e vendosi në dollapin e dhomës së gjumit dhe më pas në papafingo, ku edhe u gjet 7 ditë pas krimit më, 5 Dhjetor.

Teksa planifikoi se si do të justifikonte zhdukjen e saj, Kastriot Cenko përdori celularin e viktimës për të mashtruar djemtë e tyre të mitur dhe familjarët e Albës.

39-vjeçari u dërgoi mesazh dy fëmijëve të mitur me numrin e nënës së tyre ku i shkruante: “Mami u largua për të fituar para, kam ikur larg”.

Tronditëse janë faktet që dalin nga krimi makabër në familjen shqiptare. Prej kohësh autori ishte i bindur se gruaja e tradhtonte me një shok. Ditën e krimit, 39-vjeçari deklaroi se kishte dëgjuar gruan e tij duke folur në telefon. Ai tha se mendoi që Alba Cenko po fliste me të dashurin e saj dhe vendosi t’i merrte jetën.

Kastriot Cenko e vrau pa u vënë re aspak fëmijët që po flinin në dhomën tjetër dhe të nesërmen e çoi trupin e saj në papafingo. Madje, duke u shtirur si viktima, u dërgoi mesazhe djemve të tij duke përmendur në tekst fjalën “baba” të paktën 6 herë, si edhe duke theksuar rëndësinë e rolit të tij.

Dëshmia e Kastriot Cenkos

Në deklaratën e tij në polici, 39-vjeçari raportohet se ka thënë se konfliti me të shoqen ka nisur në mesnatë, ku ka dëgjuar se ajo po fliste në telefon me një burrë. Sipas tij, gruaja është shprehur se do të merrte djalin e madh dhe do të largohej nga banesa.

“Ndërsa fëmijët flinin diku rreth orës 01:30, u zgjova dhe pashë që ajo nuk ishte në krevat. Ajo ishte në banjë duke folur në telefon. E dëgjova të thoshte se do të merrte djalin tonë të madh dhe do të largohej, ndërsa zëri i një burri tingëllonte në anën tjetër të telefonit. I thashë të vinte në dhomë për të folur. E pyeta se kush ishte dhe ajo më tha se nuk ishte askush dhe se po shikonte video. Pas pak ajo pranoi se po fliste me një burrë dhe se do të merrte fëmijën e madh dhe do të largohej”, ka thënë ai në polici.

Shqiptari Kastriot Cenko ka dëshmuar se atë natë gruaja i ka thënë se djali i madh nuk ishte fëmija i tij, dhe në atë moment ka marrë çekiçin dhe e ka goditur.

“Më tha që nuk kam para dhe nuk do të rrinte me mua. E pyeta “pse po na merr djalin e madh?” dhe më tha që këtë fëmijë nuk e bëri me mua dhe vetëm djalin e vogël bëmë bashkë, u hutova plotësisht dhe hapa çantën që marr në punë, të cilën e kisha pranë shtratit tonë, mora çekiçin dhe e godita”, a dëshmuar ai para oficerëve sipas mediave greke./panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu