Një vrasje ka ndodhur sonte rreth orës 19:20 në rrugën “Ismet Krasniqi” në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.
Siç ka bërë të ditur për Zeri.info, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishitnës, Flora Ahmeti, e dyshuara me inicialet N.M., është vetëdorëzuar në Polici.
Trupi i viktimës u dërgua për autopsi ndërsa autorja do të merret në pyetje për motivet që e shtynë ta kryente krimin.