Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Siç bëhet me dije për Report Tv është arrestuar autori i vrasjes, Xhulian Miho, i cili ka ka goditur me thikë bashkëjetuesin e ish-bashkëshortes, Xhimi Baka, 23 vjeç.
Bluzat e bardha bëjnë me dije se viktima ka marrë 3 goditje me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në pranë shkollës së mesme profesionale Petro Sota, në rrugën ‘Ramiz Aranitasi.
Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet se ka qenë divorci mes autorit dhe bashkëshortes së tij.
Kjo e fundit bashkëjetonte me viktimën 23 vjeçar, ndërsa me autorin Miho kishte dy fëmijë nga martesa. Të dy mbrëmjen e sotme janë takuar aty ku ndodhi ngjarja e rëndë dhe pas një debati Miho e ka qëlluar me thikë Bakan, i cili më pas ndërroi jetë në spital.