jë ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Babrrusë mbrëmjen e sotme. Një person është gjetur i pajetë në rrugë, dhe dyshohet se është goditur me thikë.

Sipas informacioneve paraprake, trupi i viktimës është dërguar në morg për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Në vendngjarje kanë shkuar policia dhe ambulanca, ndërsa grupi hetimor ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Autoritetet apelojnë për çdo informacion nga qytetarët që mund të ndihmojë në identifikimin e autorëve të ngjarjes.

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas 40 vjeç identifikuar si Hajdar Ismailgeci. Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu