
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Durrësit. Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij, në lagjen nr. 12.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Valbon Beqiraj. Dyshohet se ai është goditur me thikë dhe nuk ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e krimit dhe për identifikimin e autorit.
Pritet që autoritetet të japin së shpejti një njoftim zyrtar mbi detajet e kësaj vrasjeje.