Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Beratit pasditen e sotme. Një debat banal për një foto dhe xhiro me kalë në lagjen “Kala” është kthyer në tragjedi, duke lënë një të vdekur dhe një autor në arrati.

Viktima është Keli Hoxha, 42 vjeç, nga Tirana, ndërsa autori i dyshuar është Kristo Mema (alias Kostandin Hoxha), 63 vjeç, banor i Beratit, që ofronte shërbime me kalë për turistët në zonën historike. Ai u arrestua disa orë pas ngjarjes.

Si nisi sherri

Të dy janë përfshirë fillimisht në një debat verbal, pas një mosmarrëveshjeje për mënyrën e pagesës dhe fotot me kalin.
Sipas dëshmitarëve, grindja degjeneroi me tone të ashpra dhe më pas në konflikt fizik, ku 63-vjeçari nxori thikën dhe e goditi disa herë viktimën, duke e lënë të shtrirë në tokë mes turistëve të tmerruar.

42-vjeçari u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë pak minuta pas mbërritjes.

Një vrasje që tronditi Beratin

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në qytetin e qetë historik, ku në orët e pasdites ndodhej shumë njerëz e turistë vendas e të huaj.
Skena e krimit është rrethuar, ndërsa dëshmitarët kanë dhënë versionet e para për mënyrën si nisi përplasja fatale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu