Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen e Kalasë në qytetin e Beratit, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar në tragjedi.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 15:10, shtetasi K. M. (alias K. H.), 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, dyshohet se gjatë një sherri ka goditur me thikë K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë e plagëve të marra, 42-vjeçari ka humbur jetën.

Forcat e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar motivet dhe për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Autori Kristo Mema identifikohet si një shitës ambulant ndërsa viktima Keli Hoxha ishte një vizitor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu