
VLORË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 58-vjeçarit Renato Hoxhajt të regjistruar mëgjesin e sotëm në Vlorë. Mësohet se policia ka siguruar pamje nga kamerat e sigurisë në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Grupi hetimor bën me dije se autori ka hyrë nga një shteg i ngushtë që nuk përdoret shpesh nga këmbësorët. Ai ishte i maskuar me kapele dhe shallë dhe ka qëlluar viktimën 4 herë para se të largohej në këmbë nga e njëjta rrugë nga erdhi.
Hoxhaj mori 2 plumba në kokë dhe dy në trup, ndërsa pistoleta ka qenë me gëzhoje 9 mm. Hetuesit janë duke shqyrtuar me kujdes pamjet nga kamerat e sigurisë për të kuptuar më shumë detaje rreth autorit. Policia është në kërkim të provave të tjera që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 06:00 kur po kthehej në shtëpi nga vendi ku punonte si roje i një objekti në ndërtim. Hoxhaj është qëlluar nga afër tre herë me armë zjarri.
Raportohet se ka qenë bashkëjetuesja e tij që ka dëgjuar të shtënat dhe e ka gjetur të vdekur. Ajo ka shpërthyer në lot, duke thënë “e vranë mo e vranë”, ndërsa më pas është marrë në pyetje nga policia. Viktima ishte i divorcuar dhe bashkëjetonte me një grua, ndërsa raportohet se është baba i dy fëmijëve të rritur./Dosja