Gjykata e Apelit ka lënë në burg Mario Përlleshaj, si autor i vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani.
Prokuroria kërkoi burg për Mario Përlleshaj të cilin e akuzon si autor të vrasjes së bashkëmoshatarit Martin Canit.
Kujtojmë që ngjarja ndodhi para disa javësh pranë shkollë ”Fan Noli” në Tiranë, ku pas një sherri me thikë, mbeti i vdekur 14-vjeçari, Martin Cani.
Për këtë rast pati një reagim të fortë nga ana e shoqërisë civile ku u organizuan disa protesta para Ministrisë së Arsimit, ku u kërkua edhe dorëheqja e Ministres Ogerta Manastirliu./oranews