Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga,i cili u rrah për vdekje në 10 gusht në një lokal në Pogradec.
Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga,i cili u rrah për vdekje në 10 gusht në një lokal në Pogradec.
Në akt -ekspertim përshkruhen dëmtimet e konstatuara në trupin e viktimës, në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e majtë, të cilat ” janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës, siç mund të jetë edhe goditja me grusht”.
Sipas aktit të ekspertimit, shkaku i vdekjes së 42-vjeçarit është : “hemorragji në cipën e trurit dhe hemorragji e indit trunor”.
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, mjeti përplas këmbësoren! 53- vjeçarja transportohet në spital
“Në mostrën e gjakun të viktimës u zbulua prani e alkoolit etilik në vlerën mesatare 2.82 g/ L” ,thuhet në akt-ekspertim .
Akt- ekspertimi mjeko-ligjor i është dërguar Prokurorisë së Korçës e cila po vijon hetimet për vrasjen e Egli Progës.
Policia arrestoi si autor të vrasjes Denis Meçin, me akuzën e vrasjes me dashje dhe është vendosur masa detyrim paraqitje nga Gjykata për Voltan Shkulaku, Leonidha Guçe, Arjan Manellari, të cilët nuk kallëzuan krimin.
Por Prokuroria e Korçës, në seancën për caktimin e masës së sigurisë, lehtësoi akuzën për Denis Meçin nga vrasje me dashje, në vrasje nga pakujdesia, çfarë solli përplasje mes institucioneve të drejtësisë./Shqiptarja.com