Ndryshon masa e sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest me burg për shtetasit Voltan Shkulaku,Leonidha Guçe dhe Arjan Manellari.
Këta shtetas sipas policisë kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur vrasja e 42 vjeçarit në Pogradec Egli Progës dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.
Egli Proga babai i dy fëmijëve mbeti i vrarë pasditen e 10 gushtit në lagjen nr. 2 të qytetit të Pogradecit nga shtetasi Denis Meçe.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 19:00 por sipas dëshmive Egli Progra rreth orës 18:30 ka mbyllur lokalin ku punonte, ka kaluar para një dyqani me fruta perime dhe më pas është futur në një lokal shumë afër me lokalin e tij aty ku ka nisur edhe sherri me Denis Meçen autorin e kësaj ngjarje të rëndë.
Në reagimin e parë të dhënë për mediat, 4 ditë pas vrasjes, Prokuroria zbardhi dinamikën e ngjarjes, që nga momenti kur është marrë njoftimi për një person të gjetur pa ndjenja në rrugë deri tek regjistrimi i procedimit penal nga vrasje me dashje në vrasje nga pakujdesia’, çka solli përplasje mes policisë dhe Prokurorisë së Korçës.
Te tre shtetasit pasi janë janë ripyetur nga prokurorja Dhorina Theodhori janë vendosur mbrapa hekurave pasi akuza ka zbuluar prova të reja që i bëjnë fajtorë të tre këta persona pasi sipas prokurorisë kanë dëmtuar rëndë vendin e ngjarjes dhe hetimin e kësaj çështje.
Sipas akuzës, Voltan Shulku pas ngjarjes ka kryer pastrimin e ambientit të lokalit ku ka ndodhur ngjarja duke prishur provat kryesore të hetimit
Po ashtu, një automjet është larguar nga vendi i ngjarjes nga dëshmitarët ndërkohë që sipas prokurorisë janë fshirë disa pamje filmike nga vendi i ngjarjes. Të njëjtat burime shtojnë se prokuroria ka mundur të sigurojë pamje nga kamerat e sigurisë së bizneseve përreth ngjarjes ku humbi jetën 42 vjeçari Egli Proga.
Sipas prokurorisë ndryshimi i masës erdhi në një kohë kur është konkluduar se ka pasur ndërhyrje ne kamerën e brendshme te lokalit në të cilën vijon puna për te rikthyer pamjet e filmuara ku se fundmi sipas burimeve paraprake vijon puna ne laborator për te rikthyer filmimet e plota te kamerës se sigurisë te cilat kane filmuar momentin e ngjarjes./balkanweb