Lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Selitë, ku mbeti i vrarë Bujar Nasufi, Ora News mëson se veç motorit të djegur është gjetur dhe arma e krimit një automatik i shkurtër MP5.
Motori dhe arma janë djegur në ambientet e një tuneli të braktisur nga ushtria, në zonën e Sharrës.
Atentati ndaj Bujar Nasufit, gjendet një motor i djegur tek ”Kodra e Diellit 2”, dyshohet se i përket autorit të vrasjes
Autori është kujdesur ta djegë motorin në një ambient te mbyllur për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Më pas është larguar në këmbë në drejtim ende të papërcaktuar nga policia e Tiranës./Oranews