
Ruben Saraiva, i akuzuar si një nga autorët e vrasjes së Ardian Nikulajt, u paraqit këtë të hënë në Gjykatën e Lezhës, i shoqëruar nga forca të shumta policie.
Seanca gjyqësore parashikonte edhe dëgjimin e dëshmitarëve, por sipas burimeve ata nuk u paraqitën.
Procesi ndaj Ruben Saraivës, pjesë e grupit të dyshuar të vrasësve me pagesë, po ndiqet me interes të lartë për shkak të lidhjeve ndërkombëtare që zbuloi kjo ngjarje e rëndë.