Policia ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar, të vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë. Kleanth Bylyku alias Armando Gega, pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Ai është i dyshuar si bashkëautor në vrasjen me armë zjarri të Renato Hoxhajt, 58 vjeç, më datë 27 prill 2025, në lagjen “Hajro Çakërri” të qytetit.

 

Sipas hetimeve të deritanishme, Kleanth Bylyku është pjesëtar i një grupi kriminal aktiv në fushën e krimeve të rënda, dhe ka qenë më parë i dënuar për armëmbajtje pa leje. Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 27 prillit 2025, rreth orës 06:20, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës, shumë pranë banesës së viktimës. Renato Hoxhaj, i cili punonte prej pesë vitesh si roje në një objekt ndërtimi në zonë, u qëllua me katër plumba, duke humbur jetën në vend.

Policia bën të ditur se vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar në këtë vrasje të rëndë.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

/vizionplus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu