
Detaje të vijojnë të dalin nga vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo. Bëhet me dije se pas ngjarjes së rëndë familja e autorit është larguar nga banesa për arsye sigurie.
Siç raportohet shtëpia e familjes Guri në fshatin Leminot është mbyllur, ndërsa pjesëtarët e saj janë zhvendosur, pavarësisht se kryefamiljari ndodhet në burg pas arrestimit. Gjithashtu edhe lokali ku ndodhi ngjarja tragjike ka qëndruar i mbyllur gjatë gjithë ditës së sotme.
Konflikti me dy të miturve kishte nisur rreth 1 viti më parë dhe ka qenë pikërisht takimi i rastësishëm dje i cili ka nisur me fjalë të tipit “pse më shikon”, etj që çoi në përdorimin e thikës që 14-vjeçari posedonte. Autori Enedio Guri ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike, çfarë ka penguar deri tani marrjen ne pyetje nga grupi hetimor.
Sot pritet që në prezencë të avokatit, psikologut dhe familjarëve, të sigurohet dëshmia e autorit të dyshuar të krimit, mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes me dashje. Sipas raportit të ekspertizës mjeko- ligjore, vdekja e 14-vjeçarit ka ardhur si pasojë e një goditje të vetme me thikë në zemër. Plaga ka qenë fatale dhe i mituri ka humbur jetën brenda pak minutash në vendin e ngjarjes./oranews