Engjëll dhe Florina, prindërit e 14-vjeçarit të vrarë Martin Cani, thonë se nuk kanë patur asnjë kontakt me familjen e autorit të ngjarjes.
Me lotë në sy, ata thonë për “Opinion” se ende nuk e dinë saktësisht se si ka ndodhur konflikti mes djalit të tyre dhe autorit të vrasjes Mario Perlleshaj.
Ata kanë dhënë mesazhe për paqe, ndërsa falenderojnë të gjithë shoqërinë shqiptare që u sensibilizuan për ngjarjen e rëndë.
A ka patur iniciativ nga familja e djalit që ka kryer veprën që të ketë një kontakt me ju?
Babai: Ne duam që të përcjellim një mesazh tjetër që të gjithë ata prindër janë bashkuar me dhimbjen tonë dhe kjo është shumë… na e lehtëson shumë dhimbjen, janë sensibilizuar të gjithë. Nga ana e familjarëve ne nuk e dimë dhe se si ka ndodhur, jemi shumë të tonditur.
Keni patur kontakte me policinë, për mënyrën se si ka ndodhur ngjarja?
Babai: Jo, jo, jo fare. Ne nga spitali kemi ardhur këtu… në varreza. Gjej guximin që të falenderoj të gjithë shqiptarët që sensibilizuan për djalin tim, për humbjen e thellë që na ka ndodhur ne dhe uroj të gjithë njerëzve që të dhurojnë bizqeshje dhe paqe për të gjithë, është e pakushtuershme. Dua të falenderoj të gjithë stadiumin “Air Albania” që mbajtën një minutë heshjte për djalin tim., duatë falenderoj FSHF, të gjithë, të gjithë prindërit e kësja bote, falenderoj dhe kampionin tim (drejtohet nga fotografia e djalit të vrarë)./opinion