
Edi Rama ishte sot në Pogradec për të mbyllur në këtë qytet fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Kreu socialist gjatë fjalisë së tij e vuri theksin sërish tek integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, ku sipas tij PS është e vetmja forcë politike e cila mund ta finalizojë këtë objektiv.
“Më 11 maj ne mund të përcaktojmë fuqinë me të cilën do të përballemi dhe me të cilën do i dalim me sukses, përballej në tryezën e negociatave për t’u anëtarësuar në BE. Nuk ka rendësi që ata që nuk janë fort mbështetës të PD-së, por që janë të interesuar të jenë në BE, nuk ka rëndësi a pëlqejnë PS apo jo, por ka rëndësi vota e tyre për të çuar Shqipërinë në BE. Të bëjnë jo atë që forca politike i shtyn drejt kënetës, por të shkojnë drejt pesës. Kemi bërë një përpjekje për të vendosur identitetin tonë europian. Të kemi sot një marrëdhënie ku ata na besojnë dhe na vlerësojnë”, tha Rama.
Kryesocialisti tha gjithashtu se nëse presim kënetën të veprojë kjo mundësi mund të ikë dhe dera e hapur për Shqipërinë nga BE mund të mbyllet.
“Parafytyroni ju që ne këtë kohë kaq intensive për të përmbushur gjithë negociatën sepse na duhet që të rrimë këtu dhe të presim që t’i mbushet mendja kënetës që të bashkohet me ne për të bëtë një ligj të caktuar. Si t’u themi atyre në Bruksel ne që prisni se ne ramë dakord, por ne kemi një kënetë atje që nuk i mbushet mendja. Ne mund t’ia themi këtë, por problemi është që siç ka treguar historia e BE, dera mbyllet”, deklaroi Rama.
Lobimin prej 6 milionë dollarësh Rama e ironizoi duke thënë se ajo tregon problemet e një njeriu të pashpresë dhe të dëshpëruar.
“Ka rrëshqitur nuk është më në metro. Tani këtij derëziut dhe punëziut nuk i doli njeri që t’ia heqë të paktën këtë lloj degradimi në sy të njerëzve, por dhe ky nuk është se dëgjon njeri. Ka një hall shumë të madh. E mbani mend kur thoshte që ma vendosi “non gratën” Edi Rama me Sorosin, po tani pse nuk e hoqi “non gratën”? Për të hequr damkën, nxori 6 milionë dollarë. 7 herë 7 vajtën 6 milionë”, u shpreh Rama.
Ai ka kërkuar që vota më 11 maj të shkojë për PS-në, me premtimin e pasaportës europiane./vizionplus