Drejtuesi politik i PS për diasporën Taulant Balla, ka përshëndetur kandidimin e prokurorit shqiptaro-amerikan Robert Lulgjuraj për Kongresin e SHBA-së në distriktin 10 të Miçiganit, duke e cilësuar si një moment historik për komunitetin shqiptar në Amerikë.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan:

“Historia e shqiptarëve të Amerikës po ecën drejt një momenti historik. Prokurori shqiptaro-amerikan Robert Lulgjuraj po kandidon për Kongresin e SHBA në distriktin 10 të Miçiganit, ku shqiptarët janë një nga komunitetet më të mëdha. Prandaj shqiptarët aty duhet të ndjekin këshillën e Skënderbeut: bashkimi bën fuqi.”

 

Balla thekson se ka ardhur koha që në Capitol Hill të ketë një përfaqësues shqiptar, “krah për krah me Presidentin Trump”.

Postimi i tij ka marrë reagime të shumta nga ndjekës të komunitetit shqiptaro-amerikan, të cilët e shohin kandidimin e Lulgjurajt si një mundësi të rëndësishme për përfaqësimin e shqiptarëve në politikën amerikane

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu