
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë dhe ka theksuar se çdo rezultat zgjedhjeve për të do të jetë i pranueshëm.
“I lus të gjithë qytetarët e Kosovës që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë, të drejtën e tyre për të votuar, për të zgjedhur Qeverinë për katër vjetët e ardhshme, uroj që gjithçka të shkojë mirë, besoj që gjithçka do të shkojë mirë, nuk ka asnjë arsye dhe në fund sovrani vendos. Për mua çdo rezultat që e votojnë qytetarët e Republikës së Kosovës është i pranueshëm “, ka theksuar Hamza, pasi që e ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar./rtk
View this post on Instagram