Kandidati i Opozitës, Petro Gjikuria ka shprehur bindjen se do të fitojë zgjedhjet e Bashkisë Himarë. Pas votimit në Himarë, Gjikuria u shpreh se ai do të jetë kryetari i ardhshëm i Bashkisë. Duke folur pas votimit, Gjikuria theksoi se problem është fakti që njerëzit vitin e kaluar u lejuan të votojnë me karta të skaduara ndërsa këtë vit jo.

yacht hotel sarande

“Kjo është një ditë feste, le ta festojmë të gjithë bashkë. Është dita e demokracisë, të gjithë bashkëfshatarët e mi të shkojnë ë kutitë e votimit dhe të fitojë më i miri. Se çfarë do të bëhet ditën e nesërme do ta dimë të hënë. Mos të fillojmë me pyetje të tilla sikur kemi ngrënë limona që me mëngjes, unë do të jem kryetari i ardhshëm i bashkisë Himarë. Vitin e kaluar njerëzit u lejuan të votojnë me karta të skaduara kurse këtë herë nuk u lanë të votoni, Ky është problem”, tha ai.

Kandidati socialist Vangjel Tavo ka votuar mëngjesin e sotëm në Palasë. I shoqëruar nga familjarët, Tavo ka shkuar për të hedhur votën e vet në kuti. Pasi ka përfunduar procesin, Tavo ka përshëndetur qytetarët aty jashtë dhe është larguar nga qendra e votimit.

“Sot e ka fjalën Himara dhe himariotët, proces i qetë, uroj të vazhdojë deri në momentin e fundit, uroj që të vijojë deri në momentin e fundit qetësia ashtu siç ka mbizotëruar edhe gjatë fushatës. I bëj thirrje të dalin masivisht në votime, të votojnë projektin më të mirë për Himarën dhe himariotët kudo që ndodhen,” tha Tavo./Dosja.al

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu