Edi Rama mblodhi paraditen e sotme në selinë e PS drejtuesit politik në qarqe.

Tema kryesore e cila është diskutuar ishte pikërisht ajo për organizimin e zgjedhjeve të 11 majit, fushatën elektorale në vend dhe atë në diasporë.

yacht hotel sarande

Në fundjavë kur nis edhe regjistrimi i i emigrantëve drejtuesit politik do të “emigrojnë” në dy shtetet ku ka më më shumë shqiptarë.

Drejtuesit politikë të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës së bashku më kryetarët e Bashkive respektive do të udhëtojnë drejt Athinës. Ndërsa në Itali do të jetë drejtuesi politik për Diasporën, Taulant Balla, së bashku me disa kryetarë bashkish.

Gjithashtu në këtë mbledhje është diskutuar për listat e PS, të paktën sipas burimeve jo për emra konkretë, por janë dhënë porosite se si duhet të përpilohet lista e hapur dhe lista e mbyllur./Boldnews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu