
Votat e Greqisë, PD çon në Kolegjin Zgjedhor çështjen
KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë, të manipuluara
Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për votat e Greqisë. Ata lanë në fuqi vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve për të mos i veçuar ato në numërimin e votave të diasporës.
PD kërkonte nga Kolegji shfuqizimin e këtij vendimi të KAS. Sipas selisë blu, votat e Greqisë duhet të vendoseshin në një kuti të posaçme pasi pretendojnë për manipulim zgjedhor në shtetin helen.
Pro kësaj kërkese të PD-së vendosi Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Ky i fundit u ankimua nga Partia Socialiste në KAS, kërkesë të cilën siç e cekëm edhe më lart e pranoi duke vendosur që numërimi të vijojë për Greqinë njësoj si për votat e tjera./tvklan.al