Nëse kërkesa juaj për t’u regjistruar si votues nga jashtë është refuzuar në Portalin e Regjistrimit Elektronik (PER), ende keni një mundësi për të ushtruar të drejtën tuaj për të votuar nga jashtë vendit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se çdo qytetar shqiptar me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të cilit i është refuzuar regjistrimi në PER, mund të paraqesë kërkesë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për t’u përfshirë në listën e zgjedhësve jashtë vendit.

Çfarë duhet të bëni?

1. Shkarkoni formularin e aplikimit nga ky link:

2. Plotësoni formularin me të dhënat tuaja.

3. Dërgoni kërkesën e plotësuar me email në adresën zyrtare të Gjykatës:
diaspora@gjykata.gov.al

 

Ky është një hap i rëndësishëm për të siguruar pjesëmarrjen tuaj në procesin zgjedhor, pavarësisht vendndodhjes suaj.

Afatet dhe dokumentacioni i saktë janë thelbësore, ndaj veproni sa më parë!, shkruan KQZ.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu