
Kreu i KQZ-së, Ilirja Celibashi, tha sot në një bashkëbisedim me gazetarët se është shtyrë afati i shpërndarjes se zarfeve për votuesit jashtë vendit.
Celibashi tha se afati i cili ishte planifikuar për më 17 maj është shtyrë për shkak të kontrolleve të shtuara për të garantuar sigurinë e procesit.
“Na ka çuar në një shtyrje të afatit të shpërndarjes së zarfeve për votuesit jashtë vendit, por kjo nuk e rrezikon procesin. Ne nuk do ta përfundojmë në datën 17 procesin për shkak të ngarkesë së shtuar në kontrollin e përgatitjes së dërgimit të zarfeve edhe kompania DHL ka shtuar kontrollit”, tha kreu i KQZ-së.
Ilirjan Celibashi: Nuk ka asnjë mundësi që zgjedhësit t’i shkojnë dy fletë votimi. Sot kemi dërguar fletët e votimit për Korçë dhe Lezhë . Sistemi nuk të lejon që të ngarkosh më shumë se një zarf.
Ajo që duhet të qartësohet është se nuk ka asnjë mundësi që një zgjedhësi t’i shkojnë dy zarfa apo dy fletë votimit . Ne kemi në sistem dyfish të kontrollit.
Fletët e votimit nga sistemi i DHL do vijnë direkt te pallati i sportit, do administrohen këtu, këtu do bëhet i gjithë procesi administrativ i dokumentimit të zarfeve që do vijë.
Na ka çuar në një shtyrje të afatit të shpërndarjes së zarfeve për votuesit jashtë vendit, por kjo nuk e rrezikon procesin. Ne nuk do ta përfundojmë në datën 17 procesin për shkak të ngarkesë së shtuar në kontrollin e përgatitjes së dërgimit të zarfeve edhe kompania DHL ka shtuar kontrollit.