
Në një postim të fundit Taulant Balla, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën falënderon të gjithë shqiptarët që kanë kërkuar të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit.
Ai njofton se këtë fundjavë udhëton sërish në Itali, ku takimi i radhës me shqiptarët është në Prato, të shtunën në ora 17.
“Të dashur bashkatdhetarë, ju falënderoj për interesimin tuaj të lartë për t’u regjistruar si votues nga jashtë në wwww.kqz.gov.al
Nesër, 22 Shkurt, takohemi në Toskana, Prato në adresën: Wall Aparthotel, Viale della Republica 8, Prato,” shkruan Balla.
Deri mesditën e së premtes, 200 mijë kërkesa për regjistrim janë shqyrtuar nga KQZ, prej të cilave janë miratuar mbi 161 mijë votues nga jashtë. Refuzimet janë mbi 37 mijë.
Kërkesat vijnë pjesa dërrmuese nga Italia, më pas Greqia, por nuk mungojnë edhe ishuj si Shën Helena, Fixhi, Solomon, Faroe, Marshall apo edhe arkipelagu i Antigua e Barbuda, madje deri nga Groenlanda.
Qytetet nga vijnë mës së shumti votuesit janë Tirana, Fieri dhe Elbasani apo Durrësi e me radhë.
Fushata e partive politike vazhdon intensive në shtetet nga ku vijnë edhe kërkesat më të mëdha, Itali dhe Greqi.