Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje të tjera se çfarë hapash duhen të ndjekin të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë dhe duan të votojnë në zgjedhjet parlamentare 2025. Në një video live në Facebook Celibashi tha se aplikimin duhet bërë me dokumente shqiptare.

“Aplikimin bëjeni vetëm me dokumente shqiptare, PER nuk njeh dokumentet e një shteti tjetër. Para se të nisni aplikimin, shikoni videot tutorial në aplikacionin e KQZ, të dini si përdoret PER.

yacht hotel sarande

Duhet Kujdes! Kemi konstatuar problemet më të shumta. Vërtetoni adresën e vendqëndrimit tuaj. Kur ta skanoni adresën, ta tregojë qarta adresën që keni ngarkuar në PER. 90 % e aplikantëve nga Italia, kanë ngarkuar dokumentin nga ana që nuk e mban adresën. Vetëm kështu ne konfirmojmë adresën ku do t’ju dërgojmë fletën e votimit”, tha Celibashi./shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu