Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje a i përket vijimit të procesit për votën e diasporës, në një kohë kur ka përfunduar faza e regjistrimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Në një konferencë për media ai ka sqaruar se faza e dërgimit të fletëve të votimit pritet të ketë përfunduar deri më 16 prill, ndërsa u ndal edhe tek përzgjedhja e operatorit që do të përzgjidhet për të kryer transportin e fletës së votimi.

“Midis fundit të javës së parë të prillit dhe javës së dytë të prillit do të nisë dërgimi i fletëve.
Deri në 16 prill mendohet që të ketë përfunduar si proces dërgimi i fletëve pranë qytetarëve të regjistruar.
Deri në fund të javës tjetër do të kemi përfunduar procedurat për zgjedhjen e operatorit postar, do të jetë një operator i njohur ndërkombëtar dhe do të kërkojmë që kthimi i fletës të jetë ekspres dhe normalisht edhe i gjurmueshëm.
Posta shqiptare është përjashtuar edhe nga ligji”, ka deklaruar ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu