Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u bëri një thirrje nga Janina të gjithë bashkatdhetarëve që ende nuk janë regjistruar, pasi mbeten vetëm 3 ditë deri në mbylljen e aplikimeve.

“Thirrja ime shkon për të gjithë ata bashkatdhetarë të cilët nuk janë regjistruar ende. Kanë mbetur edhe 3 ditë në dispozicionin tuaj, përfshirë edhe të martën gjithashtu, për t’u regjistruar deri në orën 24 të ditës së martë.”

Balla ka disa këshilla edhe për ata që u janë refuzuar kërkesat.

“Po ashtu, dua t’ju bëj një thirrje të gjithë atyre që u është refuzuar aplikimi, kryesisht për një gabim shumë të vogël, lehtësisht të shmangshëm që ka të bëjë me vendosjen e faqes së duhur të dokumentit të adresës. Shumë prej bashkatdhetarëve vendosin vetëm faqen e parë ku është adresa, por ju lutem vendosni dhe faqen e fundit ku është vula e institucionit që ka lëshuar faturën, apo në raste të tjera kur vendos faqen e parë të dokumentit, ndërkohë që adresa ndodhet në faqen tjetër mbrapa.”

Balla u kujton bashkatdhetarëve rëndësinë e këtij procesi, ku për herë të parë në Shqipërinë demokratike do të shprehin vullnetin e tyre.

“Ky është një mandat që do ta bëjë Shqipërinë anëtare të BE-së dhe bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Greqi, Itali, SHBA, Kanada apo Britaninë e Madhe e dinë që këtë aspiratë historike të shqiptarëve e bën të mundur vetëm Partia Socialiste dhe Edi Rama.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu