Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, falënderoi në kuvend 180 mijë bashkatdhetarët që kanë aplikuar dhe nxit ata të cilëve iu është refuzuar ta ribëjnë aplikimin në KQZ për të votuar më 11 maj.

“E kam pasur bindje prej ditës së parë se do jetë diku në 200 mijë numri i bashkatdhetarëve të regjistruar në këto zgjedhje. Ky është një hap i mirë për t’u përshëndetur. Keni dhe 2 javë kohë deri në 4 mars, shfrytëzojeni për ta rritur numrin. Ta përshëndesim dhe ta votojmë propozimin për ta zgjeruar afatin e regjistrimit të partive dhe kandidatëve.

Është e pamundur që dikush të votojë me dokument të një shteti tjetër në asnjë vend të botës. Të dashur motra e vëllezër, faleminderit ju që jeni regjistruar, këto dy javë janë shumë të rëndësishme.”

Balla replikoi me deputetët e opozitës që minimizuan takimet e socialistëve në diasporë.

“Dëgjova një deputet këtu që bëri një gafë të vogël, guxoi të hyjë në terma krahasuar të takimeve të zhvilluara në diasporë. Tani unë nuk di, por besoj të gjithë bien dakord që takime si ato në Athinë, Milano, SHBA, Nju Jork apo në Londër ju jo nuk i bëni dot, ju nuk e bëni dot as në Tiranë një takim si këto. Megjithatë, jemi këtu, ajo që duam prej diasporës nuk është të kemi mandate për të qeverisur por për të bërë reforma që mos mbetemi peng, dhe jam i sigurt që diaspora do t’ia japë këto mandate.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu