Teksa kanë kaluar më shumë se 20 orë nga nisja e regjistrimit të emigrantëve për zgjedhjet e 11 majit, deri më tani kanë aplikuar online në KQZ, 2613 emigrantë.

yacht hotel sarande

Deri në orën 17:30, 2613 persona kanë aplikuar për regjistrimin e votuesve nga diaspora, ku 145 kërkesa janë pranuar, 59 janë refuzuar dhe pjesa tjetër është ende në shqyrtim.

Në këto aplikime dominonin burrat dhe t rinjtë, me një përqindje prej 76.6%. Mbi 60% e aplikuesve janë të moshës 25-45 vjeç.

Diaspora italiane është në krye të listës së aplikimeve, duke pasuar nga Gjermania, Anglia, Greqia dhe Amerika. Votuesit janë me origjinë kryesisht nga qarqet Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë.

Një staf i angazhuar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) po punon me tre turne për të përpunuar kërkesat dhe për të informuar aplikuesit për statusin e regjistrimit të tyre.

Kujtojmë se afati për aplikim është deri më 4 mars 2025, ndërsa dita e votimit është 11 maji 2025.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu