
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka shpërndarë një postim me nota humori në Instagram, duke treguar se si u shpjegon njerëzve shqiptimin e mbiemrit të saj gjatë udhëtimeve.
Në foton e publikuar, von der Leyen shfaqet buzëqeshur duke pozuar pranë një fotografie gjigante të një luani. Në përshkrimin e postimit, ajo shkruan:
“Sa herë që udhëtoj dhe më pyesin si shqiptohet mbiemri im, gjithmonë them: ‘Është e lehtë! Është von der 🦁’.”
Postimi i saj ka marrë vëmendje të madhe në rrjet, për shkak të lojës së fjalëve midis “Leyen” dhe fjalës angleze “lion” (luan), të cilën ajo e ilustron me foton simbolike.
Gjest i thjeshtë, por i buzëqeshur, që ka krijuar mijëra ndërveprime dhe ka afruar edhe më shumë ndjekësit me një nga figurat më të rëndësishme të Bashkimit Europian.







