Theu gjatë natës, me sende të forta, dyert e 3 marketeve në Tiranë, për të vjedhur shuma parash, identifikohet dhe kapet 20-vjeçari.

20-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtin krim.

Sekuestrohen sendet e forta (leva hekuri) që përdorte ky shtetas.

Pas denoncimeve të administratorëve të 3 marketeve, se në këto subjekte, ishin vjedhur me thyerje, shuma parash, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën, në kuadër të operacionit “Precedenti”, me qëllim ndalimin e autorit të rasteve.

Si rezultat, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi O. H., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se gjatë natës, më datat 28 mars dhe 6 prill, pasi ka thyer me sende të forta (leva hekuri), dyert e 3 marketeve, ka vjedhur shuma parash.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 20-vjeçari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu