Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Vlorës. Rreth orës 11:30, në lagjen “Pavarësia 2”, në bulevard, përballë stadiumit, një grua rreth 50 vjeçe ka humbur jetën pasi dyshohet se është rrëzuar nga era e fortë dhe është përplasur në trotuar.

Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur papritur, ndërsa dëshmitarët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës. Pavarësisht mbërritjes së tyre, gruaja nuk ka mundur të mbijetojë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e viktimës. Ende nuk ka të dhëna të tjera mbi identitetin apo gjendjen paraprake të saj.

Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes për shkak të motit me erë të fortë që ka përfshirë zonën.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu