Policia e Vlorës ka vënë në pranga një avokat, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një punonjësi sigurie në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin R. Ll., 42 vjeç, banues në Vlorë, me profesion avokat.

Ngjarja ndodhi më 10 tetor 2025, rreth orës 12:30, kur gjatë një konflikti në ambientet e gjykatës, avokati dyshohet se goditi me grusht në fytyrë punonjësin e sigurisë, F. M., 60 vjeç, i cili pësoi dëmtime në fytyrë.

Policia bën me dije se materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu